
Shaqiri, Mullerit: Transferohu në ShBA
Sulmuesi gjerman, Thomas Muller është larguar nga FC Bayern Munich pas Kupës së Botës për Klube, por nuk e mendon pensionimin nga futbolli. 35-vjeçari nuk dëshiron ta përfundojë karrierën e tij dhe i ka vendosur vetes objektiv të luaj ende.
“Unë ende dua të luaj futboll. Kjo është arsyeja pse kam vendosur të vazhdoj të luaj”, ka thënë Muller për ZDF. Për muaj të tërë, gjermani është lidhur me një transferim të mundshëm në MLS. Në një intervistë me ran.de, ish-lojtari i Bayernit, Xherdan Shaqiri, u pyet nëse do t’i rekomandonte Mullerit një transferim në ShBA, pasi ka luajtur për Chicago Fire.
“Thomas Muller, me përvojën e tij të madhe, do ta dijë më së miri se si të veprojë vetë. Por në përgjithësi, unë patjetër që mund ta rekomandoj MLS-në. Kam përvojën dhe e kam shijuar vërtet kohën time në një kulturë të ndryshme futbolli dhe jetese”, ka thënë Shaqiri.