Shaqiri: Ndjenja ka qenë shumë speciale, Kosova ka ekip të mirë

29 mars 2022 | 20:21

Kosova ka luajtur baras 1-1 me Zvicrën në ndeshjen miqësore të zhvilluar në Letzingrud të Cyrihut. Kosova pati mundësi edhe ta fitonte krejt ndeshjen, teksa edhe kaluan të parët në epërsi.

Pas ndeshjes, Shaqiri deklaroi se ishte ndeshje speciale dhe uroi Kosovën për ekipin që po e krijon.

“Ndjenja ka qenë shumë speciale. Ishte hera e parë që luaj kundër Kosovës. Shteti ku kam lindur. Edhe me shikues që e kanë mbushur stadiumin. Kosova e ka luajtur një ndeshje të mirë dhe duhet me luajt kundër ekipeve të mira për me u përmirësuar. E kemi pa kualitetin që e kanë dhe janë shumë të ri ende. Ju vyen më shumë eksperiencë, por janë në një rrugë shumë të mirë për të shkuar përpara”, tha Shaqiri, i cili është pshprehur krenar se luan për Zvicrën, por bëri me dije se është një tifozë i madh i Kosovës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Vladimir Putin udhëton nëpër Moskë me një makinë të blinduar…