
Shaqiri në formacionin e çerekfinales së ‘Euro 2020’
04 korrik 2021
| 15:12
UEFA ka bërë publik emrat e futbollistëve më të mirë në fazën çerekfinale të Evropianit teksa shihet qartë një dominim i “Tre Luanëve” në formacion.
Në portë më i miri u shpall Sommer i Zvicrës i cili bëri 10 pritje në sfidën ndaj Spanjës. Në mbrojtje rreshtohen, Coufal (Çeki), Maguire (Angli), Vermalen (Belgjikë) dhe Shaw (Angli).
Në mesfushë, në qendër, rreshtohet Delaney (Danimark) dhe Shaqiri (Zvicër) ndërsa nga krahët Sancho (Angli) dhe Insinge (Itali).
Sulmi ndahet mes Keane (Angli) i cili është më i titulluari me notën 9.3 dhe Dolberg (Danimarkë).