Shaqiri vazhdon shkëlqimin në Zvicër, më i miri i xhiros

08 prill 2026 | 16:42

Xherdan Shaqiri po vazhdon me paraqitje të mira në Superligën e Zvicrës, me fanellën e skuadrës së Baselit.

Mesfushori është shpallur futbollisti më i mirë i xhiros së 32-të, në elitën e futbollit zviceran, të mërkurën.

Shaqiri ishte më i merituari që Baseli mori një pikë në ndeshjen kundër Young Boysit, e cila përfundoi me rezultatin 3:3.

Shaqiri, jo vetëm që shënoi një gol në këtë përballje por edhe bëri pasimet vendimtare në dy golat tjerë të Baselit.

Futbollistin më të mirë të xhiros, e shpall liga zvicerane me votat e shikuesve dhe Shaqiri ishte më i votuari për xhiron e 32-të.

34-vjeçari, i cili bartë shiritin e kapitenit ka shënuar 11 gola dhe ka bërë 10 asistime në 30 paraqitje deri më tani në kampionat, ndërsa Baseli renditet i katërti në tabelë me 53 pikë të tubuara.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka thënë se ShBA-ja do të…