
Sharapova: Ja pse vendosa të tërhiqem nga sporti
Në shkurt të këtij viti, tenistja ruse Maria Sharapova vendosi të tërhiqet nga sporti në moshën 33-vjeçare.
Një lamtumirë disi e papritur kjo e tenistes bukuroshe, që në fakt prej disa vitesh nuk po arrinte të jepte atë që të gjithë prisnin në fushë. Duke folur për mediat, në lidhje me tërheqjen e saj nga sporti, Sharapova ka deklaruar: “Edhe pse isha e përqendruar, kuptova se po lodhesha kot duke luajtur, pasi si teniste e kisha humbur kontaktin me kompeticionin. Kjo e bëri të vështirë të gjithë procesin. Bashkë me stafin tim kuptova se nuk do të merrja më asgjë nga fusha e tenisit dhe se duhej të përqendrohesha në aktivitete të tjera. Nuk doja që të më njihnin vetëm si ish-fituese. Nëse do të merresh me sport duhet të jesh 100% në çdo drejtim, unë kisha humbur shumë kontakt me këtë sport”. /Telesport/