
‘Sharr Travel’-i organizon transport falas për protestën gjithëkombëtare në Tiranë
Kompania turistike “Sharr Travel” ka njoftuar sedo të ofrojë transport falas për të gjithë të interesuarit nga Kosova që dëshirojnë të marrin pjesë në protestën e nesërme në Tiranë në mbështetje të liderëve të UÇK-së në Hagë.
Kjo kompani ka theksuar se gjithmonë do të jet ënë mbështetje të nismave qytetare që promovojnë unitetin kombëtar.
“Transport falas për protestën gjithëkombëtare në Tiranë! ‘Sharr Travel’ ofron transport GRATIS për të gjithë pjesëmarrësit në ngjarjen publike që organizohet nga shoqatat e kategorive të dala nga lufta. Për rezervime dhe informacione, ju lutemi kontaktoni organizatorët zyrtarë të eventit. ‘Sharr Travel’ vazhdon të mbështesë nismat qytetare që promovojnë unitetin dhe bashkëpunimin”, ka njoftuar “Sharr Travel”.