Sharr Travel në shërbim qytetar: organizon udhëtim falas për pjesëmarrësit në protestën “Drejtësi, jo Politikë”

15 shkurt 2026 | 14:10

Agjencia turistike Sharr Travel, me pronar Ruzhdi Kurtishaj, ka njoftuar qytetarët e Kosovës se do të ofrojë transport falas për të gjithë pjesëmarrësit në protestën me moton “Drejtësi, jo Politikë”, e cila do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Sipas njoftimit, transporti do të realizohet vajtje-ardhje nga Suhareka për në Prishtinë dhe anasjelltas.

Njoftimi i plotë i Kurtishajt:

Të dashur qytetarë te Therandes me rrethine! Ju ftojmë të bashkoheni në protestën me moton “Drejtësi, jo Politikë”, që do të mbahet në Sheshin “Skënderbeu” ne Prishtine! Sharr Travel do beje transportin e te gjithe pjesmarresve gratis ne shkuarje dhe kthim, Ju mirepresim! Nisja: nga Palestra Sportive “13 Qershori” me autobus.

🗓️ Data: 17 shkurt

🕛 Ora: 12:00

Sot më shumë se kurrë, zëri ynë ka rëndësi. Le të ngrihemi së bashku për drejtësi të pavarur, të ndershme dhe të paanshme. Le të tregojmë se qytetarët nuk heshtin kur kërkojnë të drejtën.

Forca jonë është uniteti.

Zëri ynë është shpresa.

Ju presim të gjithëve!

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Uashington ka njoftuar se shteti i…