Sharr Travel vazhdon bashkëpunimin me Hotel Vista dhe Solo Mare – Ksamil

01 shkurt 2026 | 12:07

Sharr Travel po vazhdon me sukses bashkëpunimin e saj me Hotel Vista dhe Solo Mare në Ksamil, duke forcuar më tej partneritetin në fushën e turizmit.

Pronari i Sharr Travel, Ruzhdi Kurtishaj, ka pritur në Kosovë për tri ditë vëllezërit Kasaj, pronarë të Hotel Vista dhe Solo Mare – Ksamil. Kjo vizitë shërbeu si një mundësi e rëndësishme për shkëmbim përvojash, diskutime profesionale dhe thellim të bashkëpunimit ndërmjet palëve.

Falënderim dhe mirënjohje

Një falënderim dhe mirënjohje e veçantë për vëllezërit Kasaj për vizitën, miqësinë dhe energjinë pozitive. Tri ditët e kaluara së bashku forcuan besimin dhe vizionin e përbashkët për zhvillimin e turizmit shqiptar.

Bashkëpunimi gjatë vitit 2025 shënoi një hap të rëndësishëm drejt suksesit të përbashkët, ndërsa viti 2026 pritet të vijë edhe më i fuqishëm për turizmin shqipfolës, me fokus të veçantë në jugun e Shqipërisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
(Alketa Gashi- Fazliu, Klithma (Tregime nga sparagmosi barbar serb mbi…