Shatri arrin në Tiranë

04 korrik 2020 | 16:27

Ish-basketbollisti i njohur kosovar, Fikret Shatri ka arritur me sukses maratonën historike, e gjatë 257 kilometra nga Prishtina në Tiranë.

Shatri ishte nisur dy ditë më parë në ora 18:00 nga sheshi “Skënderbe” në Prishtinë duke arritur pak minuta më parë me sukses në sheshin “Skënderbeu” në Tiranë.

Vrapi i atletit Shatri është quajtur me moton “Vrapi i shqipes nga Skënderbeu n’Skënderbe”.

Një maratonë e tillë nga një atlet nuk ka ndodhur asnjëherë më parë.

Fikret Shatri poashtu ditë më parë kishte bërë bujë pasi kishte vrapuar nga Prishtina në Istog, por kjo maratonë e fundit është për çdo lavdatë.

LIVE – Arritja e atletit Fikret Shatri tek sheshi Skënderbeu në Tiranë#257km #fikretshatri

Publiée par Kosovo Olympic Committee sur Samedi 4 juillet 2020

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nëpërmjet një reagimi në Facebook, Ministri në detyrë për Evropën…