Shatri: I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë

04 korrik 2020 | 18:27

Atleti Fikret Shatri realizoi rrugëtimin sfidues 257 km. nga Prishtina në Tiranë

I stërlodhur dhe me e lot gëzimi dhe por tejet krenar në shpirt, atleti Fikret Shatri ka arritur tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, duke realizuar rrugëtimin sfidues nga Prishtina për në Tiranë.
45-vjeçari nga Istogu vrapoi 257 km, derisa shkaku i një lëndimi të vogël, kilometrat e fundit i përfundoi duke ecur.

Shatri arriti rreth orës 15:30 tek sheshi Skënderbeu në Tiranë, pas 45 orësh rrugëtim. Ai ishte nisur më 2 korrik në ora 18:00 nga sheshi Skënderbeu në Prishtinë.

Shatri u ndje i lumtur dhe tejet i emocionuar, deri falënderoi të gjithë ata që e shoqëruan gjatë këtij rrugëtimi, por edhe sponsorët.

“Jam i lumtur për faktin se jo që nuk dështova unë, por nuk dështuan miqtë e mijë. I përshëndes të gjithë ata njerëz që i kam lënë pa gjumë. Këmbët u lënduan për shkak të asfaltit”, tha Shatri.

Në përkrahje të tij ishte edhe sekretari i përgjithshëm i Komitetit Olimpik të Kosovës, Shasivar Haxhijaj, i cili iu bashkua në dhjetëra kilometrat e fundit, pastaj presidenti i Komitetit Olimpik Kombëtar të Shqipërisë, Viron Bezhani, atletët e klubit Prishtina Trail Runner, Gërmia 555, të cilët ishin gjatë tërë kohës së bashku, klubi Maraton Albania nga Shqipëria, miq dhe familjarë të tij.

“Në emër të Komitetit Olimpik të Kosovës mora pjesë në vrapimin sfidues të Fikret Shatrit. Fikreti sot bëri kulmin e karrieres së tij duke bërë histori jo vetëm në sportin kosovar, por edhe atë ballkanik e më gjerë. Personalisht falënderoj Fikretin që na dha këtë kënaqësi që ta shijojmë edhe ne këtë sfidë. Sot u ndjeva vërtetë i lumtur, për dhjetëra kilometrat që i bëra me të, sepse mbi të gjitha bashkarisht evokuam kujtime të ecjeve në kohëra dhe rrethana shumë më të rënda për Kosovën”, u shpreh Haxhijaj.

KOK-u ishte sponsori kryesor i rrugëtimit të Shatrit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
KHF 'Istogu' në sezonin që sapo përfundoi mbeti pa asnjë…