SHBA me aktakuzë ndaj dy kosovarëve për mashtrim kibernetik dhe vjedhje

07 shkurt 22:40

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje.

Ndër të akuzuarit janë edhe dy kosovar, Besart Hoxha dhe Liridon Musliu, për të cilët SHBA ka bashkëpunuar me Ministrinë e Drejtësisë dhe Prokurorinë e Shtetit në Kosovë.

Të pandehurit akuzohen për rolet e supozuara në organizatën kriminale transnacionale, përgjegjës për më shumë se 530 milion dollarë në humbje nga krimet kibernetike.

Zbatimi i ligjit shkatërron Forumin e përdorur për të viktimizuar miliona në të 50 shtetet dhe në mbarë botën në një nga ndërmarrjet më të mëdha të ndjekura nga Departamenti i Drejtësisë amerikane.

Sipas Departamentit të Drejtësisë, 36 personat akuzohen për rolet e tyre të dyshuara në Organizatën Infraud, një ndërmarrje në internet, e angazhuar në blerjen, shitjen dhe shpërndarjen në shkallë të gjerë të identiteteve të vjedhura, kartelave debiti dhe krediti të komprometuara, informacion financiar dhe bankar, viruse kompjuterike, dhe kontrabandë të tjera, pëcjell Telegrafi.

Departamenti i Drejtësisë së SHBA-ve ka publikuar emrat e 36 personave të akuzuar për mashtrim kibernetik dhe vjedhje, teksa janë bërë të ditur edhe dy emrat e kosovarëve: Besart Hoxha dhe Liridon Musliu.

Zyra e Prokurorit të Shteteve të Bashkuara është e përkushtuar me vendosmëri për të mbrojtur sigurinë kombëtare dhe ekonomike të Amerikës,” tha Prokurori Elieson.

“Kriminelët nuk mund të fshihen pas ekraneve të tyre kompjuterike. Ne po punojmë vigjilentisht me partnerët e zbatimit të ligjit amerikan dhe ndërkombëtar për të identifikuar dhe prishur organizatat transnacionale të krimit në internet, siç është Organizata Infraud “.


Siç theksohet në njoftimin e Departamentit Amerikan të Shtetit, kosovari i identifikuar me emrin Besart Hoxha, njihej në internet me nofkën “Pizza”, ndërkaq i akuzuari Liridon Musliu njihej në internet me nofkën “Hulk”.

Zyrtarët e Departamentit të Drejtësisë kanë bërë të ditur, se ata kanë bërë kërkesë për ekstradimin e tetë të pandehurve nga vendet jashtë SHBA-ve, e që njëra prej tyre është Kosova.

Sipas prokurorëve amerikanë, ky grup i hakerëve funksionon prej shtatë vjetësh.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Rregullatori i mediave në Pakistan, ka paralajmëruar kanalet televizive dhe…