SHBA do të shkurtojë një pjesë të fondeve të sigurisë për vendet evropiane që kufizohen me Rusinë

04 shtator 2025 | 21:16

Shtetet e Bashkuara po përgatiten të eliminojnë gradualisht programet e asistencës për sigurinë e ushtrive evropiane përgjatë kufirit me Rusinë, shkruan Financial Times.

Zyrtarë të Pentagonit informuan javën e kaluar diplomatët evropianë se SHBA-të nuk do të financojnë më programet që trajnojnë dhe pajisin forcat e armatosura të vendeve të Evropës Lindore, të cilat do të ishin në vijën e parë në çdo konflikt me Rusinë. Fondet e Pentagonit për programin do të përfundojnë në shtator 2026 dhe administrata nuk ka kërkuar fonde të tjera nga Kongresi.

Lëvizja, shpjegoi një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë, është në përputhje me përpjekjet e presidentit Donald Trump për të “rivlerësuar dhe riorientuar” ndihmën e huaj, bazuar në urdhrin ekzekutiv të lëshuar ditën e parë të mandatit të tij.

Vendet që ka më shumë gjasa të preken nga ulja e fondeve janë Letonia, Estonia dhe Lituania.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një organizim i madh po zhvillohet në diasporën shqiptare në…