ShBA godet ishullin Kharg të Iranit
07 prill 2026
| 16:52
Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kryer sulme ndaj objektivave ushtarake në ishullin Kharg në Iran.
Sipas “BBC”-së, sulmet e fundit nuk kanë pasur në shënjestër infrastrukturën e naftës, pavarësisht rëndësisë strategjike që ka ishulli për ekonominë iraniane.
Zëvendëspresidenti i ShBA-së, JD Vance, ka deklaruar sot se sulmet e fundit amerikane në Ishullin Kharg kanë pasur në shënjestër vetëm objektiva ushtarake, pa prekur infrastrukturën energjetike.
Ishulli Kharg strehon një nga terminalet kryesore të eksportit të naftës në Iran dhe konsiderohet një nyje jetike për ekonominë e vendit.
Më herët, Trumpi kishte lënë të hapur mundësinë e dërgimit të trupave amerikane për të marrë kontrollin e ishullit.



