ShBA i kërkon Qeverisë ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave

22 nëntor 2022 | 00:35

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka njoftuar se ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që ta shtyjë për 48 orë fillimin e shqiptimit të gjobave për qytetarët që kanë makina me ato që autoritetet në Kosovë i konsiderojnë targa ilegale serbe.

“Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara se liderët e Kosovës dhe Serbisë nuk arritën sot të arrijnë marrëveshje për zgjidhjen e krizës aktuale në Kosovë. Ne kemi kërkuar nga Qeveria e Kosovës që të shtyjë për 48 orë vendosjen e gjobave për t’i mundësuar BE-së dhe Shteteve të Bashkuara të angazhojnë më tej palët për të gjetur një zgjidhje”, ka thënë në deklaratën për medie ambasadori Hovenier.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla në llogarinë e…