ShBA-ja dërgon raketat në Ukrainë, shpenzimet i paguan Evropa

24 korrik 2025 | 08:19

Ndërsa presidenti i ShBA-së fillimisht kundërshtoi kërkesën e Volodymyr Zelenskyt për ta furnizuar me armë Ukrainën, tani gjërat janë ndryshe.

Siç raporton Blick, Trumpi nuk po ia dërgon pajisjet ushtarake direkt vendit, i cili është shkatërruar nga lufta kundër Rusisë, por NATO-s.

Siç u tha Trumpi gazetarëve të martën në mbrëmje, raketat e para kundërajrore Patriot “janë dërguar tashmë”. Një raketë e tillë pritet të kushtojë rreth katër milionë dollarë, raporton Bild.

ShBA-ja do të paguhet

Thuhet se Evropa do t’i mbulojë kostot e raketave. Këto “do të vijnë nga Gjermania dhe më pas do të blihen nga Gjermania. Dhe në të gjitha rastet, Shtetet e Bashkuara do ta marrin pagesën e plotë. NATO dhe BE do t’i mbulojnë kostot – pjesërisht drejtpërdrejt, pjesërisht përmes shteteve individuale të BE-së”, tha Trumpi.

Vendimi i Trumpit për ta mbështetur Ukrainën në luftën kundër Rusisë është i lidhur me ngjarjet e fundit.

Paqja nuk është në horizont

Kremlini duket se po e shpërfill afatin 50-ditor të Trumpit për një “marrëveshje paqeje”. Donald Trump po e kërcënon Rusinë se ShBA-ja do të vendosë tarifa 100 për qind ndaj Rusisë nëse nuk arrihet një marrëveshje.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Krenar Xhaferi, ka…