ShBA-ja dhe BE-ja dënojnë ‘furnizimin’ e Rusisë me armë të Koresë së Veriut

10 janar 2024 | 13:30

Krerët e diplomacisë së ShBA-së, BE-së dhe afro 50 vendeve kanë akuzuar Korenë e Veriut për furnizimin me raketa të Rusisë, duke kërkuar ndërprerjen e menjëhershme të këtij bashkëpunimi.

“Transferimi i këtyre armëve mbështet luftën e agresionit të Rusisë në Ukrainë dhe minon sistemin global të mospërhapjes”, është thënë në deklaratë.

Javën e kaluar, administrata e presidentit amerikan, Joe Biden, ka denoncuar dërgesat e raketave që sipas saj ishin përdorur nga Rusia në sulmet e fundit ajrore në shkallë të gjerë në Ukrainë.

Pheniani prej vitesh është një subjekt i sanksioneve ndërkombëtare për aktivitetet e tij në fushën e pajisjeve ushtarake, kryesisht në zhvillimin e raketave balistike dhe armëve bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Marash Kumbulla po kalon një periudhë të vështirë, teksa për…