
ShBA-ja dhe Pakistani arrijnë marrëveshje për rezervat e naftës
Presidenti Donald Trump tha se është arritur një marrëveshje me Pakistaninqë Shtetet e Bashkuara të ndihmojnë në zgjerimin e rezervave të naftës së Islamabadit. Pakistani thotë se marrëveshja do të ulë tarifat e SHBA-së për eksportet e tij.
Presidenti i SHBA-së Donald Trump njoftoi të mërkurën në mbrëmje se ka arritur një marrëveshje me Pakistanin që përfshin ndihmën e Uashingtonit për të zhvilluar rezervat e naftës të vendit të Azisë Jugore. “Sapo kemi arritur një marrëveshje me Pakistanin, sipas së cilës Pakistani dhe Shtetet e Bashkuara do të punojnë së bashku për të zhvilluar rezervat e tyre të mëdha të naftës”, shkroi Trump në rrjetin e tij social, Truth Social.
Pakistani tha se marrëveshja do të rezultojë në tarifa më të ulëta për eksportet e tij në Shtetet e Bashkuara.
Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm i vendit, Ishaq Dar, e konfirmoi marrëveshjen në një deklaratë.
“Pakistani po arrin një marrëveshje me Shtetet e Bashkuara”, shkroi ai në platformën X, pa dhënë detaje të mëtejshme.
Detajet e marrëveshjes midis Shteteve të Bashkuara dhe Pakistanit mbeten të paqarta.
Detajet e marrëveshjes, duke përfshirë normën e tarifave të dakorduara dhe rezervat e naftës për të cilat iu referua Trumpi, nuk u bënë të qarta menjëherë.
Trumpi nuk përmendi tarifa në njoftim
“Ne jemi në procesin e zgjedhjes së kompanisë së naftës që do të udhëheqë këtë partneritet”, tha presidenti i SHBA-së. Në prill, Pakistani u përball me një rritje të mundshme prej 29% të tarifave të SHBA, e cila më pas u pezullua për 90 ditë për të lejuar negociata tregtare.
Të enjten, Ministri i Financave i Pakistanit, Mohammad Aurangzeb, tha se kishte zhvilluar takime me zyrtarë të lartë amerikanë në Uashington dhe e quajti marrëveshjen një “fitore për të dyja palët” si për vendin e tij, ashtu edhe për Shtetet e Bashkuara.
Aurangzeb po viziton kryeqytetin e SHBA për herë të dytë brenda dy javësh për atë që ai e quajti fazën përfundimtare të negociatave mbi një marrëveshje tarifore.
“Nga perspektiva jonë, kjo ka qenë gjithmonë për më shumë sesa një imperativ i menjëhershëm komercial, dhe objektivi i saj ishte, dhe mbetet, që tregtia dhe investimet ecin paralalelisht”, tha ai në një video të publikuar nga Ministria e Financave e Pakistanit.