ShBA-ja dhe Rusia me paralajmërime të ndërsjella për ndërhyrje në zgjedhje

15 maj 2019 | 11:34

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, ka paralajmëruar Rusinë të mos ndërhyjë në zgjedhjet presidenciale që do të mbahen vitin e ardhshëm në ShBA.

“Nëse do të ketë ndërhyrje të Rusisë në zgjedhje, atëherë kjo do përkeqësonte marrëdhëniet tona”, ka thënë Pompeo.

Sekretari Pompeo është duke qëndruar në Soçi të Rusisë ku ka takuar presidentin rus, Vladimir Putin dhe ministrin e Jashtëm, Sergei Lavrov.

Ndërkohë, Lavrovi ka akuzuar Shtetet e Bashkuara për financimin e organizatave joqeveritare ruse, me qëllim të ndërhyrjes në zgjedhjet e Rusisë.

Megjithatë të dy shefat e diplomacisë janë angazhuar për përmirësimin e raporteve në mes të ShBA-së dhe Rusisë.

Edhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë pas takimit se shpreson në “përmirësim të plotë” të raporteve ndërmjet dy vendeve.

Këto janë bisedimet e nivelit më të lartë midis zyrtarëve amerikanë dhe rusë që nga korriku i vitit të kaluar, kur presidenti amerikan, Donald Trump, dhe Putin janë takuar në Finlandë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një hulumtim i ri ka treguar se Hëna ngadalë po…