ShBA-ja dhe Ukraina nënshkruajnë marrëveshjen për burimet natyrore

01 maj 2025 | 08:37

ShBA-ja ka nënshkruar marrëveshje me Ukrainën për shfrytëzimin e përbashkët të burimeve të saj të energjisë dhe mineraleve, pas muajsh negociatash të tensionuara, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Të dy vendet kanë rënë dakord të krijojnë një fond investimesh në rindërtim për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike të Ukrainës nga lufta me Rusinë.

Sekretari i Thesarit të ShBA-së, Scott Bessent, tha se kjo tregonte që të dyja palët ishin të përkushtuara për paqe dhe prosperitet të qëndrueshëm në Ukrainë. Për Kievin, marrëveshja shihet si thelbësore për të t’u qasur në ndihmën ushtarake amerikane.

Ukraina besohet se ka rezerva të mëdha mineralesh kritike si grafiti, titani dhe litiumi. Ato janë shumë të kërkuara për shkak të përdorimit në energjinë e rinovueshme, aplikimet ushtarake dhe infrastrukturën industriale.

Marrëveshja vjen mes një lufte tregtare të ShBA-së me Kinën, nga ku burojnë 90% e rezervave aktuale të metaleve të rralla në botë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot mbushen 35 vjet nga ngjarja e madhe për faljen…