ShBA-ja dhuron dy laparaskopë për QKUK-në

22 dhjetor 2020 | 15:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Prishtinë nëpërmjet Komandës Evropiane të ShBA-së, në kuadër të Programit për asistencë humanitare, ia ka dhuruar dy laparaskopë me pajisje përcjellëse Kirurgjisë Abdominale në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Këta laparaskopë janë të teknologjisë së fundit dhe janë të vetmit që janë në përdorim në vendet e Ballkanit.

Pajisjet kapin vlerën e më shumë se 239 mijë eurove.

Donacionin e ka dorëzuar major Courtney Olson, shefe e Zyrës për Mbrojtje dhe Bashkëpunim në kuadër të Ambasadës Amerikane, e ka thënë se donacioni është dhuruar pas kërkesave që kanë bërë institucionet shëndetësore dhe ka kënaqësinë të dorëzojë këtë donacion.

Ndërsa Valbon Krasniqi, ushtrues detyre i drejtorit të përgjithshëm në ShSKUK, ka falënderuar Komandën Evropiane dhe Shtetet e Bashkuara për donacionin, duke siguruar se këto pajisje do të përdoren për pacientët që kanë nevojë për intervenime kirurgjike.

Edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka falënderuar ShBA-në, duke thënë se ky donacioni është në kuadër të donacioneve të shumta që kanë bërë Shtet e Bashkuara të Amerikës.

Më tutje, Ferat Sallahu, drejtor i Klinikës së Kirurgjisë, ka thënë se mjekët e klinikës janë të përgatitur për të punuar me këta laparaskopë dhe se me ta do të lehtësohet puna e stafit mjekësor.

Në kuadër të këtij projekti para disa jave është dhuruar një CT moderne për Spitalin e Përgjithshëm në Gjakovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sulmuesi Kastriot Rexha ka thënë se Drita e Gjilanit me…