SHBA-ja do të dërgojë 1 000 trupa shtesë në Poloni

13 qershor 11:24

Presidenti Donald Trump ka treguar se Shtetet e Bashkuara do të dërgojnë 1000 trupa të tjera në Poloni.  Ai foli për dërgimin e trupave shtesë gjatë një konference për shtyp në Shtëpinë e Bardhë me presidentin polak Andrzej Duda. Para se dy presidentët të fillonin komentet, një avion F-35 fluturoi mbi Shtëpinë e Bardhë për të theksuar planin e Polonisë për të blerë avionë të këtij lloji.

Presidenti Trump ka njoftuar ndërkohë një zgjerim të aleancës së sigurisë dhe asaj ekonomike me Poloninë.

Ai ka deklaruar se qeveria polake do të paguajë për infrastrukturën që mbështet trupat shtesë. Presidentin amerikan gjithashtu përgëzoi Poloninë për rritjen e shpenzimeve të mbrojtjes për përmbushjen e angazhimeve të saj në NATO.

Presidenti Trump e ka vizituar  së fundi Poloninë në korrik 2017, kur mbajti një fjalim në të cilin u zotua të përballet me “format e reja të agresionit” që kishin Perëndimin në shënjestër. Gjatë vizitës atij iu bë një pritje entuziaste nga një turmë prej mijëra njerëzish që thërrisnin emrin e tij./voa/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha se do…