SHBA-ja fton zyrtarisht Putinin për vizitë në Shtëpinë e Bardhë

26 tetor 2018 | 17:23

Shtëpia e Bardhë e ka ftuar zyrtarisht presidentin rus, Vladimir Putin, të vizitojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka bërë të ditur të premten këshilltari për siguri kombëtare i presidentit Donald Trump, John Bolton.

Kështu është ringjallur ideja se mund të ketë një lloj samiti ndërmjet dy krerëve të fuqive botërore. Trumpi ka mbajtur një samit me Putinin në Helsinki në Finlandë, dhe pastaj i ishte bërë ftesa për vizitë Putinit. Por më vonë ishte raportuar se vizita do të shtyhej për shkak të përplasjeve ndërmjet dy vendeve.

“E kemi ftuar presidentin Putin në Washington”, ka deklaruar Bolton në një konferencë për media gjatë vizitës së tij në ish-republikën sovjetike, Gjeorgji, disa ditë pasi ishte takuar me Putinin dhe zyrtarët rusë të sigurisë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Atletja ruse e disiplinës në hedhjen e gjyles, është dënuar…