
ShBA-ja i jep Ukrainës edhe 1.2 miliard dollarë
16 qershor 2022
| 08:45
Presidenti i ShBA-së, Joe Biden, ka thënë se dje ka folur përmes telefonit me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky për luftën brutale e të vazhdueshme të Rusisë ndaj Ukrainës.
Bideni ka thënë se ShBA-ja do ta ndihmojë këtë shtet që po përballet me luftën, me mbi 1.2 miliard dollarë shtesë, raporton BBC.
“Rikonfirmova angazhimin tonë për të qëndruar pranë Ukrainës dhe tregova se Shtetet e Bashkuara po ofrojnë mbi 1.2 miliard dollarë ndihmë shtesë për Ukrainën”, ka shkruar Biden në “Twitter”.