ShBA-ja i paralajmëron amerikanët se mund të arrestohen në Rusi

30 mars 2022 | 08:25

Departamenti Amerikan i Shtetit ka lëshuar një paralajmërim, duke thënë se Moska “mund t’i arrestojë qytetarët amerikanë në Rusi” dhe ripërsëriti thirrjet e mëhershme që amerikanët të mos udhëtojnë drejt këtij shteti.

Ky paralajmërim u bë “për shkak të pushtimit të paprovokuar dhe të pajustifikuar të Ukrainës nga forcat e armatosura ruse”, por edhe për mundësinë e rrezikut të ngacmimit të shtetasve amerikanë nga autoritetet ruse, u tha në njoftimin e DASH-it, ku u theksua po ashtu që amerikanët që jetojnë apo kanë udhëtuar drejt Rusisë të largohen “menjëherë”.

Ky njoftim vjen teksa diplomatët amerikanë e kanë pasur të pamundur që ta vizitojnë yllin e basketbollit, Brittney Griner, e cila për më shumë se një muaj është arrestuar në Rusi.

Griner u ndalua në aeroportin e Moskës më 17 shkurt dhe po akuzohet se në valixhen e saj të udhëtimit ka pasur lëndë narkotike. Nëse gjendet fajtore për akuzat, ajo mund të dënohet dhjetë vjet burgim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga: Refik Kadija Shtetari, filozofi i shkencave dhe eseisti i…