SHBA-ja i tërheq të gjitha trupat nga Ukraina

12 shkurt 2022 | 17:57

Uashingtoni po tërheq pothuajse të gjithë ushtarët e tij të mbetur nga Ukraina, ka njoftuar Pentagoni, ndërsa tensionet rriten mbi një pushtim të mundshëm rus në vendin e Evropës Lindore.

Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin “ka urdhëruar ripozicionimin e përkohshëm të 160 anëtarëve të Gardës Kombëtare të Floridës”, të cilët ishin në vend duke “këshilluar dhe udhëzuar forcat ukrainase”, tha në një deklaratë zëdhënësi i Pentagonit John Kirby, raporton Al Jazeera, transmeton Demokracia.com.

Trupat – të cilat Kirby tha se po tërhiqeshin “duke pasur parasysh sigurinë dhe personelin tonë mbi të gjitha” – do të ripozicionohen “diku tjetër në Evropë”.

Australia, Zelanda e Re, Gjermania dhe Holanda të shtunën iu bashkuan vendeve që u kërkonin qytetarëve të tyre të largoheshin nga Ukraina. Uashingtoni tha të premten se një pushtim rus, që ka të ngjarë të fillojë dhe një sulm ajror mund të ndodhë në çdo kohë.

Moska e ka kundërshtuar vazhdimisht versionin e Uashingtonit për ngjarjet, duke thënë se ka grumbulluar më shumë se 100,000 trupa pranë kufirit ukrainas për të ruajtur sigurinë e saj kundër agresionit nga aleatët e NATO-s.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Norvegjia të shtunën (12 shkurt) hoqi kufizimet e saj përfundimtare…