ShBA-ja kërkon që të zbardhet rasti i vrasjes së Ivanoviqit

16 janar 2020 | 14:31

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Kosovë ka kërkuar nga institucionet e Republikës së Kosovës që ta zbardhin rastin e vrasjes së politikanit serb, Oliver Ivanoviq.

Kjo ambasadë ka kërkuar që të bëhet punë e palodhshme për t’i mbajtur përgjegjës personat e përfshirë në vrasjen e Ivanoviqit.

“Dy vjet pas vrasjes së Oliver Ivanoviqit, ne u bëjmë thirrje institucioneve të Kosovës që të vazhdojnë punën e palodhur për t’i mbajtur përgjegjës individët përgjegjës”, është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShbA-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Televizioni Shtetëror Koreano-Verior ka ofruar një tjetër video të jashtëzakonshme…