ShBA-ja: Kina nuk mund të jetë e paanshme

22 mars 2023 | 08:27

Të martën zëdhënësi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, tha se ShBA-ja nuk e sheh Kinën të aftë për të qenë një ndërmjetëse e paanshme midis Moskës dhe Kievit për luftën në Ukrainë.

Duke folur në përgjigje të Putinit që përshëndeti propozimet e Kinës për paqen në Ukrainë, Kirby shprehu kritikat më të drejtpërdrejta deri më tani për qëllimin e Kinës për të qenë ndërmjetëse në përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Ai vuri në dukje se Kina është përmbajtur nga kritikimi i pushtimit rus të Ukrainës dhe ka vazhduar të blejë naftë ruse edhe pse Perëndimi ka vendosur sanksione ndaj industrisë energjetike të Moskës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Akademiku i njohur Wolfgang Merkel theksoi sot gjatë konferencës në…