ShBA-ja, mbi 19 mijë raste të reja me koronavirus

26 maj 2020 | 09:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë konfirmuar së paku një milion e 662 mijë e 302 raste me koronavirus. Numri i të vdekurve si pasojë e virusit korona është duke u afruar 100 mijë, pasi vetë, tash shënon 98 mijë e 220, sipas të dhënave të paraqitura nga Universiteti “Johns Hopkins”.

Vetëm të hënën janë raportuar 19 mijë e 56 raste të reja, me 500 jetë të humbura.

Të dhënat përfshijnë 50 shtete, Distriktin e Kolumbisë dhe territore të tjera amerikane, edhe rastet e të riatdhesuarve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i rasteve të reja dhe vdekje nga COVID-19 po…