
ShBA-ja ndan 400 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) janë duke përgatitur paketën e parë të ndihmës me armë për Ukrainën për këtë vit.
ShBA-ja pritet ta ndihmojë Ukrainën me një paketë me armë në vlerë të 400 milionë dollarëve.
Amerika nuk i ka dërguar ukrainasve ndihmë ushtarake për disa muaj pasi republikanët e linjës së ashpër në Dhomën e Përfaqësuesve ndaluan një projektligj dypartiak të Senatit me vlerë 95 miliardë dollarë për Ukrainën, Izraelin dhe Tajvanin.
Një numër dërrmues senatorësh, duke përfshirë 22 republikanë, kanë miratuar projektligjin, por aleati i Donald Trumpit dhe kryetari i Dhomës së Përfaqësuesve, Mike Johnson, nuk është duke e sjellë projektligjin për votim në dhomën e ulët, raporton “Skynews”.
Trumpi, kandidati kryesor për kandidatin presidencial të partisë së tij në vitin 2024, ka kundërshtuar ndihmën për Kievin.
Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e pajustifikueshëm të shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022