ShBA-ja ndan edhe 500 mijë dollarë ndihmë për Kosovën në luftën kundër Covid-19

22 maj 2020 | 16:39

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë ka njoftuar se Departamenti amerikan i shtetit dhe USAID kanë ndarë edhe 500 mijë dollarë për Kosovën në luftën kundër pandemisë Covid-19.

Lajmin e ka bërë me dije ambasadori amerikan, Philip Kosnett, në llogarinë zyrtare të Ambasadës së SHBA-së në “Twitter”.

“Lajme shumë të mira: Kosova do të marrë edhe 500.000 dollarë shtesë nga Departamenti i Shtetit dhe USAID si ndihmë për të luftuar pandeminë. Së bashku ne mund të mposhtim Covid-19”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se sot…