ShBA-ja nis zbatimin e politikës tregtare “Amerika e para”

23 janar 2018 | 11:50

Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA) kanë miratuar tarifa të reja mbi lavatriçet e importuara dhe tablotë diellore.

Ky veprim është në përputhje me politikën tregtare “Amerika e para” të presidentit Donald Trump, e cila synon të mbrojë prodhuesit vendas nga konkurrenca e huaj.

Prodhuesit kinezë të tablove diellore dhe prodhuesit e lavatriçeve në Korenë e Jugut do të preken më së shumti nga tarifat e reja.

Të dyja vendet i kanë kritikuar këto tarifa. Tarifat, sidomos për lavatriçet dhe pjesët e tyre, në disa raste do të jenë më të larta për 50 për qind, raporton “Rel”.

Por, tarifat e reja shihen si lëvizja më e rëndësishme në tregti e presidentit Trump prejse ai ka tërhequr ShBA-në nga Marrëveshja Partneriteti Trans-Paqësor dhe prejse ka vendosur të rinegociojë Marrëveshjen për Tregti të Lirë me Amerikën e Veriut.

Tarifat e reja janë miratuar nga presidenti Trump, pasi Komisioni i Tregtisë Ndërkombëtare i SHBA-së konstatoi se prodhuesit vendorë po dëmtohen nga importet më të lira.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Alarm për cunami është lëshuar pas një tërmeti prej 7.9…