ShBA-ja ofron deri 10 milionë dollarë për gjetjen e disa hakerëve

05 nëntor 2021 | 08:23

Shtetet e Bashkuara kanë njoftuar se do të ofrojnë shpërblim deri në 10 milionë dollarë për ata që ofrojnë informata që çojnë në identifikimin ose vendndodhjen e ndonjë individi që ka udhëheqësi kyçe në grupin e krimeve kibernetike, “DarkSide”, për të cilin besohet se është i lidhur me Rusinë.

Departamenti i Shtetit tha përmes një deklarate të publikuar të enjten se ofron gjithashtu shpërblim deri në pesë milionë dollarë për informatat që çojnë në arrestimin ose dënimin në çfarëdo shteti të ndonjë individi që është përpjekur të marrë pjesë në një incident kibernetik më herët këtë vit.

FBI-ja e identifikoi grupin “DarkSide” si përgjegjës për sulmin e fundit kibernetik kundër inftrastrukturës kritike në Shtetet e Bashkuara, shkruan Free Europe, transmeton Gazeta Express.

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden, kishte thënë se zyrtarët amerikanë nuk besojnë që qeveria ruse ishte e përfshirë në sulmin kibernetik, por kishte shtuar: “Kemi arsye të fuqishme për të besuar se kriminelët që e kryen sulmin janë duke jetuar në Rusi. Nga ai vend ka ardhur (sulmi).”

Në shtator, një sulm tjetër kibernetik, që besohet se ishte vepër e hakerëve rusë, detyroi një shoqatë fermerësh me seli në Ioëa të ShBA-së që ta nxirrte nga funksioni sistemin e vet. Faji për këtë sulm iu la grupit “BlackMatter”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në kuadrin e vizitës në…