SHBA-ja ofron deri në 10 milionë dollarë shpërblim për informacione mbi Mojtaba Khamenein

13 mars 2026 | 22:11

Departamenti Amerikan i Shtetit ka bërë thirrje për informacion mbi “liderët terroristë iranianë”, duke përfshirë edhe Mojtaba Khamenein.

Shpërblimi është vendosur deri në 10 milionë dollarë, ndërsa informacioni i dhënë mund t’i bëjë njerëzit të kualifikohen për “rilokim”.

Sipas njoftimit, këta individë “komandojnë dhe drejtojnë elementë të ndryshëm të Forcave të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), të cilat planifikojnë, organizojnë dhe ekzekutojnë aktet terroriste në mbarë botën”.

Zyrtarët për të cilët SHBA-të po kërkojnë informacion përfshijnë:
Esmail Khatib – Ministër i Inteligjencës
Ali Asghar Hejazi – Zv. Shef i Shtabit
Yahya Rahim Safavi – Major Gjeneral
Eskandar Momeni –Gjeneral
Ali Larijani – Sekretar i Këshillit Suprem

Sot më herët, Larijani mori pjesë në protestat e Ditës së Al-Quds në Teheran dhe publikoi fotografi nga pjesëmarrja e tij.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian ka bërë thirrje të premten që Serbia të…