ShBA-ja: Presim të bashkëpunojmë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta
12 shkurt 2026
| 14:49
Ambasada amerikane në Prishtinë ka mirëpritur themelimin e Kuvendit dhe formimin e Qeverisë së Kosovës.
Kjo ambasadë ka thënë se pret të bashkëpunojë me qeverinë e re për të avancuar prioritetet e përbashkëta.
“Mezi presim që të bashkëpunojmë me qeverinë e re për avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen rajonale, stabilitetin dhe prosperitetin e ndërsjellë ekonomik”, u është thënë në njoftimin e Ambasadës së ShBA-së të publikuar në rrjetet sociale.
Të mërkurën është konstituuar Kuvendi i Kosovës dhe është votuar qeveria e re. Kuvendi do të drejtohet nga Albulena Haxhiu dhe qeveria nga Albin Kurti.



