ShBA-ja raporton 20 000 viktima nga koronavirusi

12 prill 2020 | 09:14

Sipas të dhënave të Universitetit “Johns Hopkins”, Shtetet e Bashkuara tashmë e kanë kaluar shifrën prej 20 000 viktimave të koronavirusit.

Deri më tani numri i viktimave në këtë shtet ka shkuar në 20 608, ndërsa numri i të infektuarve në 529 951, shkruan “Anadolu”.

Shtetet e Bashkuara zunë vendin e parë në botë për numrin e viktimave pasi shteti evropian, Italia, e mbajti këtë pozitë për një kohë të gjatë. Në Itali deri më tani janë raportuar 19 468 të vdekur, ndërsa e treta është Spanja me 16 606 viktima.

Shteti i Nju Jorkut vazhdon të jetë epiqendra e virusit me mbi 8 600 të vdekur, i ndjekur nga New Jersey me rreth 2 200 viktima.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Eugjen Onjegin Është kryevepra e shkrimtarit rus Aleksandër Pushkin, e…