SHBA-ja rifillon dërgimin e disa armëve në Ukrainë pas një javë pauze

10 korrik 2025 | 22:26

Administrata e presidentit Donald Trump ka rifilluar dërgimin e disa armëve në Ukrainë, pas një pauze një javë që erdhi si pasojë e një urdhri nga Pentagoni për ndërprerjen e përkohshme të disa dërgesave.

Sipas dy zyrtarëve që folën për Associated Press në kushte anonimiteti, armët që po dërgohen përfshijnë municione 155 mm dhe raketa me precizion të lartë të njohura si GMLRS.

Javën e kaluar, sekretari i Mbrojtjes, Pete Hegseth, kishte urdhëruar ndërprerjen e disa dërgesave për të lejuar Pentagonin të rivlerësonte rezervat e tij të armëve, një vendim që e zuri në befasi Shtëpinë e Bardhë.

Ndër armët e prekura ishin raketat Patriot, raketat me telekomandë GMLRS, raketat Hellfire, predhat Hoëitzer dhe disa lloje të tjera armësh, çka shkaktoi habi jo vetëm tek zyrtarët ukrainas dhe aleatët, por edhe te ligjvënësit amerikanë dhe disa pjesë të tjera të administratës, përfshirë Departamentin e Shtetit.

Presidenti Trump njoftoi të hënën se SHBA-ja do të vazhdojë të furnizojë Ukrainën me armë mbrojtëse, por shmangu të japë një përgjigje të qartë mbi atë se kush e urdhëroi ndërprerjen e dërgesave.

“Do ta di nëse merret një vendim. Do ta di,” tha Trump të mërkurën. “Do të jem i pari që do ta di. Në fakt, ka shumë të ngjarë që unë do të jap urdhrin, por nuk e kam bërë ende.”

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dega e Partisë Demokratike të Kosovës në Drenas ka miratuar…