ShBA-ja, Serbisë: Në garën zgjedhore nuk duhet të ketë kriminelë lufte

27 maj 2020 | 11:15

Serbia tashmë është duke shkuar drejt mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të cilat do të organizohen më 21 qershor të këtij viti. Mes paralajmërimeve të opozitës për bojkot të zgjedhjeve dhe grevave të urisë nga liderët opozitarë atje, kanë ardhur edhe reagimet nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës e cila kërkon që në zgjedhje të mos garojnë persona të cilët janë dënuar për krime lufte.

Komiteti Për Punë të Jashtme i Shtëpisë së Bardhë ka thënë se në lista zgjedhore nuk duhet të jenë emrat e kriminelëve të luftës. “Serbia nuk duhet të ketë në garën zgjedhore kriminelë luftë”, thuhet në reagimin e House Foreign Affairs Commite, raporton Express.

Reagimi ndërlidhet me emrin e Vojsllav Sheshelit i cili është shpallur fajtor për krime lufte nga Tribunali i Hagës.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Mbrojtësi anglez, Kristian Mbulu ka ndërruar jetë ditën e djeshme,…