ShBA-ja shpall ‘non grata’ katër zyrtarë të këtij shteti

06 prill 2023 | 08:10

Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë shpallur “non grata” katër zyrtarë gjeorgjianë për korrupsion. Lajmi është dhënë nga sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, në “Twitter”.

Blinken shkruan se ShBA-ja qëndron me qeverinë gjeorgjiane për një qeverisje demokratike.

“Sot caktova katër ish-zyrtarë dhe zyrtarë aktualë gjeorgjianë për korrupsion të konsiderueshëm, duke i bërë ata të papërshtatshëm për të hyrë në Shtetet e Bashkuara. Ne qëndrojmë me qeverinë dhe popullin e Gjeorgjisë në përpjekjet e tyre për ta avancuar transparencën dhe qeverisjen demokratike”, shkruan Blinken.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Qasja në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë është…