
ShBA-ja sulmoi tre centralet bërthamore në Iran
22 qershor 2025
| 08:03
Presidenti amerikan Donald Trump thotë se ShBA-ja ka përfunduar sulmet në tre centrale bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordo, Natanz dhe Esfahan.
“Ne kemi përfunduar sulmin tonë shumë të suksesshëm në tre centralet bërthamore në Iran, duke përfshirë Fordow, Natanz dhe Esfahan. Të gjithë aeroplanët tani janë jashtë hapësirës ajrore të Iranit”, shkroi ai në Truth Social.
Trump shtoi se një “ngarkesë e plotë bombash” u hodh në Fordo dhe të gjithë aeroplanët ishin në rrugën e tyre për t’u kthyer në SHBA, ka raportuar BBC.