ShBA-ja u bën thirrje amerikanëve që të largohen menjëherë nga këto shtete

03 mars 2026 | 10:57

Departamenti i Shtetit i ShBA-së u bëri thirrje amerikanëve të hënën që të largohen menjëherë nga më shumë se dhjetë shtete në Lindjen e Mesme, në kohën e sulmeve amerikano-izraelite kundër Iranit. Amerikanëve iu bë thirrje që të largohen përmes rrugëve komerciale nga Bahrejni, Egjipti, Irani, Iraku, Izraeli, Bregu Perëndimor dhe Gaza, Jordania, Kuvajti, Libani, Omani, Katari, Arabia Saudite, Siria, Jemeni dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmin për këtë thirrje e publikoi agjencia “Reuters”, duke e cituar asistenten e sekretares për çështje konsullore në Departamentin e Shtetit, Mora Namdar. Në një zhvillim tjetër, ushtria izraelite tha të hënën vonë se kishte nisur një valë të re sulmesh ndaj Teheranit, kryeqytet i Iranit. Këto sulme vijnë pasi ushtria lëshoi një urdhër evakuimi për banorët e Teheranit, sidomos pë rata që banojnë afër selisë qendrore të televizionit shtetëror, IRIB.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Cristiano Ronaldo dhe familja e tij janë larguar nga Arabia…