ShBA përshëndet arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat

30 shtator 2021 | 14:08

I ngarkuari me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Nicholas Giacobbe ka përgëzuar Kosovën e Serbinë për arritjen e marrëveshjes në Bruksel për targat.

Përmes një postimi në “Twitter”, ai ka thënë se marrëveshja sjell përfitime për të dyja palët, transmeton lajmi.net.

“Lajme të shkëlqyeshme nga Brukseli- një shembull se si riangazhim në dialog mund të kenë përfitime të vërteta, të qëndrueshme për kosovarët dhe serbët e zakonshëm. Faleminderit Miroslav Lajcak për lehtësimin dhe partnerëve kosovarë dhe serbë për gatishmërinë e tyre për të negociuar”, ka shkruar Giacobbe.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i PSD-së, Dardan Molliqaj, ka reaguar pas arritjes së…