ShBA po harton rezolutë për heqjen e sanksioneve të OKB-së ndaj liderëve sirianë

07 korrik 2025 | 08:04

Shtetet e Bashkuara po punojnë në një projekt-rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së që synon heqjen e sanksioneve ndaj presidentit sirian Ahmad al-Sharaa, ministrit të Brendshëm Anas Khattab dhe grupit militant Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Diskutimet janë duke vazhduar mes pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit – SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Kina dhe Rusia – dhe konsiderohen pjesë e një strategjie më të gjerë për të mbështetur rindërtimin dhe riintegrimin ndërkombëtar të Sirisë pas një dekade lufte shkatërrimtare.

Nëse miratohet, rezoluta do të përbënte një kthesë të madhe në qëndrimin ndërkombëtar ndaj regjimit të Damaskut dhe grupit HTS, të cilët janë cilësuar prej kohësh si elementë të papranueshëm nga shumë vende perëndimore, raporton The National.

Burime diplomatike bëjnë të ditur se kjo lëvizje synon të nxisë reformat politike dhe të krijojë kushte për stabilizimin e Sirisë. Megjithatë, përplasjet janë të pashmangshme, pasi Franca dhe Mbretëria e Bashkuar pritet të kundërshtojnë fuqishëm çdo përpjekje për normalizim me udhëheqësin sirian dhe grupet ekstremiste.

Aktualisht nuk ka ndonjë deklaratë zyrtare nga Shtëpia e Bardhë apo OKB-ja.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky njoftoi të dielën se Ukraina ka…