SHBA shpalos synimet e luftës kundër Iranit

03 mars 2026 | 23:20

Shtëpia e Bardhë i ka shpalosur katër synime të fushatës së saj të vazhdueshëm ajrore kundër Iranit, e cila po zhvillohet në bashkërendim me Izraelin dhe tashmë ka hyrë në ditën e katërt.

Duke shpallur synimet e operacionit të quajtur “Tërbimi Epik”, Shtëpia e Bardhë shkroi në platformën X më 3 mars: “Amerika do të fitojë. Regjimi terrorist iranian do të mposhtet”.

Më pas, ajo renditi hapat për arritjen e këtij qëllimi:

Shkatërrimi i raketave të regjimit iranian

Asgjësimi i flotës së tij detare

Të mos lejohen kurrë më përfaqësuesit e tyre terroristë ta destabilizojnë botën

Të mos mos lejohet KURRË Irani të ketë armë bërthamore.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asambleja e Ekspertëve e Iranit e ka zgjedhur të birin…