
ShBA: Sulm me thikë në një supermarket, 11 të plagosur
27 korrik 2025
| 10:52
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Michigan të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Si pasojë e një sulmi me thikë në një supermarket, janë plagosur 11 persona, gjashtë prej tyre raportohen të jenë në gjendje kritike.
Autoritetet atje, konfirmuan se i dyshuari tashmë është arrestuar duke mos dhënë detaje rreth motivit të këtij sulmi.
Besohet se sulmi u krye në zonën e arkave të supermarketit Walmart.
I dyshuari nuk rezulton të ketë pasur ndonjë precedentë penalë të mëparshëm.
Ai u kap falë reagimit të shpejtë të qytetarëve dhe policisë.