SHBA do të zhvendosin ambasadën në Jerusalem në 70-vjetorin e pavarësisë së Izraelit 

25 shkurt 20:04

Administrata Trump do të zhvendosë ambasadën e saj në Izrael nga Tel Avivi në Jeruzalem në maj, siç është bërë tashmë e ditur nga Departamenti i Shtetit dhe eventi do të koincidojë me përvjetorin e 70 të Izraelit.

Duke lënë mënjanë rëndësinë simbolike, lëvizja është një hap paraprak në një përpjekje më të gjerë të iniciuar nga administrata në dhjetor, që sekretari i shtetit, Rex Tillerson kish thënë se do të merrte vite.

“Ambasada do të vendoset fillimisht në një ambient ekzistues të shteteve të bashkuara në Jeruzalemin perëndimor ku do të ketë hapësira për ambasadorin dhe një pjesë të vogël të stafit”, deklaroi Heather Nauert, zëdhënëse e Departamentit të Shtetit.

Rezidenca do të funksionojë si ambasada zyrtare ndërsa planet për të siguruar një ndërtesë të përhershme dhe për ta projektuar atë kanë nisur, raporton “TCh”.

“Deri në fund të vitit të ardhshëm ne do të hapim një ambasadë të re në Jerusalemin lindor në arnona që do ti garantojë ambasadorit dhe ekipit të tij hapësira të mjaftueshme”, deklaroi Nauert.

Kryeministri izraelit, Benjamin Natanjahu e mirëpriti lajmin duke thënë se festimet për përvjetorin e 70 të pavarësisë do të jenë akoma më të mëdha. Ndërkohë që palestinezët theksojnë se kjo dëshmon vendosmërinë e administratës Trump për të shkatërruar zgjidhjen dy shtetësie të promovuar deri më tani.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim, përmes projektit Përkrahje…