SHBA, trazirat përhapen edhe në shtetet e tjera amerikane

06 janar 2021 | 23:47

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump u futën edhe në ndërtesat zyrtare në shtetet Kansas dhe Georgia.

Mbështetësit e presidentit amerikan Donald Trump u futën edhe në ndërtesat zyrtare në shtetet Kansas dhe Georgia, pasi paraprakisht u futën në ndërtesën e Kongresit në Washington.

Protestuesit po lëviznin brenda katit të parë të Kansas Statehouse në Topeka, kryeqytetin e Kansasit, njoftoi FOX4 News duke cituar dëshmitarë okularë.

Sipas raportimeve, policia ka zënë pozicionet e saj në ndërtesë dhe protestuesit po qëndrojnë paqësorë deri në këtë moment.

Përpos kësaj, sipas reporteres të Washington Post, Amy Gardner, anëtarë të supozuar të një milicie u mblodhën para Georgia Capitol, ndërsa Sekretari i Shtetit Brad Raffensperger është evakuuar së bashku me stafin e tij.

Senati amerikan ndërpreu debatin për Kolegjin Zgjedhor pasi protestuesit e zemëruar sulmuan ndërtesën e Kongresit në Washington, duke detyruar policinë që të ndërhynte.

Kryebashkiaku i Washington-it, Muriel Bowser, shpalli orë policore duke filluar nga ora 18:00 sipas kohës lokale.

Incidenti ndodhi disa minuta pasi nënpresidenti Mike Pence njoftoi se ka refuzuar kërkesën e Trump-it që të ndërhynte në numërimin e votave të Kolegjit Zgjedhor nga Kongresi, në kohën kur ligjvënësit amerikanë u mblodhën në një seancë të përbashkët./aa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministria e Brendshme bën me dije për Alsat se ka…