
Shearer kritikun Isakun: Pamje e keqe për futbollin
03 shtator 2025
| 10:51
Legjenda e Newcastle dhe e futbollit anglez, Alan Shearer, ka qenë shumë kritik ndaj transferimit të Alexander Isak nga Magpies te Liverpooli.
Marrëveshja vlerësohet në një rekord të Premier Ligës prej 125 milionë funtesh dhe u realizua pasi suedezi u zemërua dhe bojkotoi Newcastlein, duke refuzuar të luante për ekipin dhe të stërvitej me të.
“Nuk më pëlqen se si përfundoi e gjitha. Nuk mendoj se është etike të protestosh në një mënyrë të tillë dhe të refuzosh të luash për një klub që të paguan një pagë dhe me të cilin ke një kontratë. I kuptoj rastet kur një klub dëshiron të shesë një lojtar sepse të paguan shpërblimin. Kur nënshkruan një dokument, je i detyruar ta përmbushësh atë. Pamje e keqe për futbollin”, ka thënë Shearer.