Shefi i CIA-s thotë se Trump i di rreziqet nga takimi me Kim Jong-Un

11 mars 2018 | 23:23

Drejtori i CIA-s, Mike Pompeo, ka mbrojtur vendimin e Donald Trumpit për t’u takuar me liderin verikorean Kim Jong-Un, duke thënë se presidenti amerikan i ka parasysh rreziqet.

“Trump nuk është duke bërë asgjë për teatër. Ai do të shkojë atje për të zgjidhur një problem”, ka thënë sot shefi i agjencisë amerikane të spiunimit për “Fox News”.

Presidenti Trump ka thënë se samiti mund “të arrijë marrëveshjen më të madhe për botën”.

Por, kritikët thonë se nëse bisedimet do të jenë të varfra, atëherë të dyja shtetet do të vihen në pozitë më të keqe se sa më herët. Pompeo ka thënë se se administrata ka “hapur sytë” ndaj sfidës së marrëveshjes me Korenë Veriore.

Ai po ashtu ka deklaruar,  se Koreja Veriore do të pranojë takimin për bisedime, pasi sanksionet e udhëhequra nga SHBA-ja kanë shkatërruar ekonominë e këtij vendi komunist.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania “Apple”, ka zgjidhur problemin e tastierës në laptopët e…