
Shefi i BE-së në Kosovë: Prej vitit 2008 investuam mbi 100 milionë euro në turizëm
Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian (BE) në Kosovë, Thomas Szunyog, ka vizituar të hënën biznesin “Lura Agroturizëm”, i cili operon në Komunën e Novobërdës.
Gjatë kësaj vizite, ai ka qenë i interesuar të shoh nga afër realizimin e disa projekteve të mundësuar nga zyra e BE-së për këtë biznes, raporton “EkonomiaOnline”.
Me këtë rast, Szunyog ka thënë se ka kënaqësinë që po viziton këtë biznes që falë fondeve të dhuruar nga BE-ja ka ndihmuar zhvillimin e turizmit malor në Kosovë.
Më tutje, shefi i BE-së, ka bërë me dije se nga viti 2008 kanë investuar mbi 100 milionë euro për këtë sektor.“Kjo është fermë është zgjeruar përmes ndihmës që ka dhënë Bashkimi Evropian. BE-ja përmes fondeve ka ndihmuar zhvillimin e bujqësisë dhe turizmit bujqësor në Kosovë. Që nga viti 2008 kemi dhënë donacion mbi 100 milionë euro për këtë sektor”, ka thënë Szunyogu, duke shtuar se investimet kanë pasur ndikim të madh në këtë zonë.
Po ashtu, ai ka thënë se është një periudhë e vështirë për të gjithë për shkak të Covidit.
Ndërsa Genc Buca nga “Lura Agroturizëm”, është shprehur i lumtur për vizitën e shefit të BE-së dhe ka premtuar se nuk do të jetë ky investimi i fundit në provimin e turizmit. “Ky fund i projektit nuk është fundi ne do të vazhdojmë të promovojmë turizmin”, ka thënë Buca./EO