Shefi i BE-së ngritë shqetësimin për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove

29 tetor 2020 | 15:07

Shefi i zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomas Szunyog ka ngritur shqetësimin e tij për vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i Shtetit.

Szunyog gjatë një diskutimi me organizatat e shoqërisë civile, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet të zbatoj racionalizimin e agjencive dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët.

“Pas këtij viti nuk kemi parë ndryshime në aspektin se si administrata është organizuar më shumë kohë është dashur t’i kushtohet për të organizuar rreziqet që paraqiten në organizimin e tanishëm e keqpërdorimit të financave publike. Vetëm javën e fundit patën rastin ku 2 milionë euro i vodhën nga Thesari si janë të ndara detyrat në administratë dhe vë parimet dhe detyrat praktik dhe parimet. Po ashtu Ligji përcakton bashkëpunimin ndërinstitucional dhe ministritë mund të organizojnë ofrimin e shërbimeve, për shembull, IT dhe menaxhimin e pronës ofron shërbime. Llogaridhënie e agjencive janë të nevojshme dhe kjo është e përcaktuar me ligj, qeveria duhet të zbatoj racionalizimin e agjencive dhe bashkëpunimin me të gjithë akterët”, u shpreh Szunyog.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami kishte sqaruar keqpërdorimin prej dy milionë eurove në Thesarin e Shtetit dhe janë transferuar te një operator ekonomik.

Sipas saj, janë kryer katër transaksione, ku është arrestuar dhe është suspenduar një zyrtar i ministrisë.

“Bëhet fjalë për katër transaksione të dyshimte nga Thesari i Shtetit dhe janë transferuar mbi 2.1 milionë euro janë bartur në një xhirollogari të një operatori ekonomik. Janë mbi dy zyrtarë të dyshuar, njëri është arrestuar, tjetri është suspenduar. Kemi gjurmuar të gjitha transakasionet dhe jemi duke hetuar ku është transaksioni fundor. Është rast i izoluar, mjetet dhe buxheti i Kosovës është stabil. Gjithçka po gjurmohet sepse është transakasion bankar e nuk janë tërhequr, të gjitha gjurmët janë në Bankën Qendrore të Kosovës”, kishte thënë Bajrami.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit